Aktori Laert Vasili është përplasur mbrëmë në me një grup studentësh në emisionin “360gratë” , ku po diskutohej rreth 8 kërkesave që ata kanë.
Debati arriti kulmin kur një nga studentët i tha Vasilit se ai hiqej si engjëll, por e ka shtirur shpirtin.
“Më vjen keq që nuk je engjëll se më duket e paske shitur shpirtin”, i tha i studenti.
Por aktori këtë deklaratë nuk e ka pritur mirë, teksa ka kërkuar që ta tërheq mbrapsht ose në të kundër do largohej nga studio.
Pjesë nga biseda:
Studenti: Dukesh si një engjëll që ke shitur shpirtin.
Vasili: Nuk më ka akuzuar njeri mua që kam shitur shpirtin. Po kështu edhe ky këtu për krah meje. Tani ka të drejtë kryeministri kur thotë se ju jeni ca rrugeçër. Këtë nuk e toleroj.
Studenti: Dukesh si Edi Rama.
Vasili: Nuk jam legen partiak.
Studentët: Turp! Turp!
Vasili: Nëse vazhdojnë kështu ka edhe ligj sepse janë në moshë madhore.
/a.rada