“Rikthehet” Kevin, personazhi i dashur për fëmijët tek filmi “i vetëm në shtëpi”. Në fakt është “Google”, që ka realizuar një reklamë për aplikacionin “Asistenti i Google” titulluar “Në shtëpi, i vetëm përsëri” ku shfaqet aktori Macaulay Culkin.
Në reklamë, Culkin vjen si Kevin McCallister në versionin e rritur, por me të njëjtat skena që ndodhin kur ai ishte në shtëpi i vetëm si në filmin klasik të Krishtlindjes. I vetmi ndryshim është se tashmë Kevin ka ndihmësin e tij “Google”, që e ndihmon në prapësitë që bën.
Tashmë Kevin nuk ka nevojë të kthejë shtëpinë përmbys për t’i shpëtuar hajdutëve, pasi aplikacioni “Google” bën gjithçka për të. Përshembull, të mbyllë derën apo dhe të ndezë dritat, ndërkohë që Kevin i rritur tashmë shijon darkën.
a.çupaj