Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë filluar procesin e kthimit të trupave amerikane nga Siria.“Koalicioni ka çliruar territorin e mbajtur nga Shteti Islamik, por fushata kundër kësaj organizate nuk ka përfunduar”, ka thënë zëdhënësja e Pentagonit, Dana Ëhite.
Në luftimet në Siri ishin përfshirë shumë ushtri botërore, si SHBA-të dhe Turqia, që luftonin ISIS-in dhe përkrahnin rebelët, Rusia dhe Irani që ishin dhe vazhdojnë të jenë aleatë të regjimit sirian.Ndërsa brenda territorit mes vete luftonin trupat qeveritare, rebelët që konsiderohen krahu properëndimor dhe i ashtuquajturi Shteti Islamik.
Siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, që nga marsi i vitit 2011, luftimet në Siri kanë vrarë rreth 465,000 njerëz, plagosur më shumë se një milion dhe kanë detyruar rreth 12 milionë njerëz – ose gjysmën e popullatës së paraluftës së vendit – të largohen nga shtëpitë e tyre.
Po sipas AlJazeera, forcat besnike ndaj qeverisë siriane kanë rimarrë bastione të mëdha rebele, si dhe pjesë të mëdha të territorit në jug të vendit në muajt e fundit.
Në këtë drejtim ky medium ka hedhur një vështrim rreth asaj se kush dhe çfarë kontrollon në Siri:Ghouta Lindore: Një zonë në lindje të kryeqytetit Damask ishte në qendër të një ofensive të ashpër nga forcat e presidentit Bashar al-Assad në prill, duke rezultuar në më shumë se 1,000 vdekje, përfshirë vdekjen e 215 fëmijëve dhe 145 grave.
Më 12 prill, enklava e mbajtur nga rebelët u mor në tërësi nga ushtria siriane dhe patrullat e policisë ushtarake ruse, pasi të gjitha grupet e opozitës ranë dakord të evakuhen.
Në Sirinë veriore, trupat turke dhe rebelët aleatë sirianë janë vendosur në Afrin, një enklavë kurde, për t’u përballur me një grup të armatosur kurd të mbështetur nga SHBA-të. Forcat Aleate tani kanë marrë qytetin kryesor të Afrin.
Deraa: Qeveria siriane dhe aleati kryesor i saj Rusia rritën ofensivën e tyre dhe mundën rebelët që kontrolluan territorin në jugperëndim të Sirisë, duke marrë një varg fshatrash që gjenden në provincat jugore të Deraa dhe Quneitra ndërsa afrohen më pranë një zone të demilitarizuar të vitit 1974 me Izraelin.
Qyteti i Deraës ishte djepi i kryengritjes kundër Assadit mbi shtatë vjet më parë.
Një ofensivë qeveritare në fund të korrikut në jug-perëndim të Sirisë mori pjesën më të madhe të pjesës lindore të provincës Deraa nga rebelët, pas një bombardimi që Kombet e Bashkuara thanë se nxori 160,000 njerëz nga shtëpitë e tyre.
Idlib: Ndërsa forcat qeveritare siriane përfundojnë ofensivën e tyre në Sirinë jugperëndimore, vëmendja është zhvendosur në provincën veriperëndimore të Idlibit, bastioni i fundit i mbetur rebel.
Sulmet ajrore kanë goditur zonat në provincën e fundit të kryeqytetit sirian të Idlibit, duke vrarë disa civilë dhe duke ngritur shqetësime të mëtejshme se një ofensivë qeveritare është vetëm një çështje kohe.
Një ofensivë ushtarake në shkallë të gjerë do të ishte shkatërruese për gati tre milionë njerëz që jetojnë në krahinë, duke përfshirë shumë rebelë dhe civilë, të cilët u bartën jashtë zonave të tjera kur u kthyen nën kontrollin e qeverisë.
Ka rreth 70,000 luftëtarë rebelë në dhe rreth krahinës. Idlibi është strategjikisht i rëndësishëm pasi në njërën anë ndan një kufi me krahinën e Latakisë, shtëpi e bazës ajrore më të madhe ruse në Siri dhe në anën tjetër ajo kufizon Turqinë.
Autostrada strategjike M5 – rruga kryesore e aksesit në veri – po ashtu kalon nëpër Idlib.
Kush janë lojtarët kryesorë:
Qeveria siriane
Qytetet kryesore nën kontrollin e qeverisë janë: Damasku, Homs, Hama, Aleppo, Latakia, Tartus, Palmyra, Albu Kamal.
Ushtria për Lirinë e Sirisë është një konglomerat i lirshëm i brigadave të armatosura të formuara në vitin 2011 nga disfatat nga ushtria siriane dhe civilët që synojnë të rrëzojnë presidentin Bashar al-Assad.Që nga beteja e Aleppos, FSA ka ruajtur kontrollin e zonave të kufizuara në Sirinë veriperëndimore. Zona kryesore që kontrollon është: provinca Idlib.
Kontrolli kurd
Qytetet kryesore nën kontrollin kurd janë: Raqqa, Qamishli, Hasakah.
Kontrolli i ISIL
Pas betejës për Raqqa, Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL, gjithashtu i njohur si ISIS) mbetet në kontroll të një zone afër Albu Kamalit, e rrethuar nga forcat qeveritare perëndimore dhe forcat kurde në lindje.
Grupe të tjera
Grupet e tjera që luftojnë në Siri përfshijnë Jabhat Fateh al-Sham, Hezbollahun e mbështetur nga Irani dhe Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) të dominuara nga Njësitë Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG), përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)