Pasi Partia Demokratike ka përfshirë emrin e tij në një skandal ku thuhet se qeveria ka devijuar projektin e Unazës së Re për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego, ka reaguar për herë të parë ky i fundit.
Bego në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në ‘News24’ mohoi kategorikisht akuzat e PD. Ai po ashtu tha se do të padiste në gjykatë këshilltarin e PD-së Gazmend Bardhi.
Rakipi: Ka një akuzë të qartë që ju keni plan të ndërtoni një sipërfaqe të madhe me vlerë 60 mln euro
Edmond Bego: I them z. Bardhi që për këtë akuzë do përballet me mua në gjykatë për prishje të imazhit të firmës time. I them atij se pasi kam mbaruar dënimin tim 4 vjet e 4 muaj ku e kam kryer dënimin, nuk është 20 vjet. I them pse një njeri që është dënuar njëherë, duhet të jetë i dënuar tërë jetën? Basha gënjen për 14 mln eurot që unë kam marrë. Në rastin në fjalë s’kam lidhje, nëse vërtetohet që unë do të ndërtoj 60 mln euro aty, t’i kisha unë 60 mln euro, nuk do merresha me këtë punë. Pas dënimit, kam kaluar 3 herë rresht tek kontrolli për pastrim parash, ku kam rezultuar 0 lekë të futura nga krimi. 2 herë nga këto 3 herë, kanë qenë në kohën e PD. Kështu që jini më të përgjegjshëm, se kemi familje, kemi fëmijë. Nuk mund të abuzohet me një njeri që ka kryer një krim në vitin 2001, dhe të bëhet sikur ka ndodhur sot. Firma ime ka bërë një projekt por unë nuk jam pjesë e privatimzimit të atij trualli.
/a.rada