Kryetari i Komisionit të Kuvendit për Veprimatrinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Eduart Shalsi tha sot nga foltorja e Kuvendit se, ka ikur koha e politizimit të tejskajshëm të Arsimit, sot debatin për Arsimin duhet ta ngremë në nivel cilësor.
“Kemi nevojë për një debat cilësor në lidhje me Arsimin. E dinë të gjithë që nuk ka asnjë rast në botë, që ndonjë sistem i shkatërruar të jetë rindërtuar brenda 2-3 vitesh. E keni të humbur me studentët”, – iu drejtua Shalsi deputetëve të opozitës.
Ndërsa theksoi gjatë fjalës së tij, se sot është hapur një kapitull i ri për Arsimin. “Politika nuk ka më mundësi të punësojë në arsim dhe ky është një hap progresi. Por ne duhet të diskutojmë sot se çfarë duhet të përmirësojmë në sektorin e arsimit”, – tha Shalsi.
Protesta e studentëve është një moment për t’u zgjuar. Ka filluar një dialog diskutimi me studentët të cilët duhen dëgjuar dhe presin një përgjigje nga ne, por nuk do ta bëjmë nëse e banalizojmë këtë diskutim, nënvizoi ai.
“Unë besoj se një qeverisje sa më afër botës akademike është më eficiente”, – tha Shalsi, ndërsa i bëri apel opozitës të refektojnë për ngritur diskutimin në nivel cilësor për çështjen e arsimit.
/a.rada