Nënkryetarja e grupit parlamentar socialist Elisa Spiropali ju drejtua me fjalë të ashpra opozitës së vendit duke u shprehur se shfaqja e sotme e ofruar prej saj ishte një shfaqje vulgare.
Ndër të tjera deputetja socialiste u shpreh se ata që sot kakarisin për studentët dhe që i dhimbset klithma e tyre, janë ata që fshinë klithmat e protestuesve të vrarë të 21 janarit nga serverat e kryeministrisë.
Spiropali u shpreh ndër të tjera se çdo kërkesë e studentëve do të plotësohet dhe se qeveria po punon maksimalisht për plotësimin e çdo pikë kërkese që ata kanë kërkuar./a.meta