Këshilli i Lartë Gjyqësor tashmë ka njohur edhe drejtuesin e tij. Në krye të këtij institucioni është përzgjedhur me dhjetë vota, Naureda Llagami.
Ndërkohë është mbledhur për herë të parë Këshilli i Larte Gjyqësor. Mbledhja po drejtohet nga Fatmira Luli si anëtarja më e vjetër në moshë jo-gjyqtare
Alban Toro, Fatmira Luli dhe Naureda Llagami ishin në garë për kryetar te KLGJ-së, ndërsa në fund Llagmani mori frenat e këtij institucioni të ri të drejtësisë.
Krahas drejtuesit të KLGJ-së, është zgjedhur edhe nënkryetari i saj Maks Coku, ndërsa në garë ishin Naureda Llagami dhe Fatmira Luli. Gjatë ditës së djeshme u zgjodhën edhe drejtuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
a.çupaj