Me tone të ashpra ka marrë fjalën në foltoren e parlamentit kryedemokrati Lulzim Basha. Ndërsa kërkoi nga kryeparlamentari Ruci, të nisë seancën me dekretin e Presidentit për Buxhetin.
“Jeni të poshtër si dreqi po bëni si budallenj si gomeri. E dini mirë që ka një komision, ca po bëni ju këtu shou po bëni? E keni marrë mesazhin nga ndërkombëtarët. Jeni hileqarë. Doni ju reformë zgjedhore. Del këtu shoku trafikant i cili do bëjë pallate tek unaza e re dhe na flet për reformë zgjedhore. Tufë hajdutësh, banditësh. Gjysma prej jush duhet të jeni në burg, duke filluar me ty që zgërdhihesh aty. Lërini gomarllëqet, tufë horrash dhe banditësh. Ke shkelur kushtetutën, ke shkelur procedurën, keni kap gjithçka, po kap edhe BSH. Vetëm banka të ka mbetur pa e kap, por do e shihni ku do të përfundoni”
a.çupaj