Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se kryetari i PD, Lulzim Basha ka një ashensor privat në pallatin e tij, ku ka shtuar edhe një kat, lejen e të cilit e ka firmosur vetë.
Në një reagim në Twitter, Rama ironizon Bashën se nuk mund të ndajë ashensorin me të tjerë, pasi e zë gjumi në zbritje, dhe e merr në ngjitje.
“Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit?
Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi!
Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin. Ta harrojnë.” – shkruan Rama.
/a.rada