Qeveria do të shpërbleje me 30 mijë lekë të vjetra për festat e fundvitit, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara
Nderkohe, me heret qeveria ka miratuar edhe shperblimin per pensionistet. Shume prej 50 mije per pensionistet ka nisur te ndahet tashme.
Nga paketa e solidaritetit e fundvitit të miratuar nga qeveria do të përfitojnë 62,640 familje që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe 69 000 persona me aftësi të kufizuara.
Qeveria ka caktuar një fond prej rreth 400 milionë lekë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale
Vendimi i qeverisë
- Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë kompensohen financiarisht, për vitin 2018, në masën 3 000 (tre mijë) lekë, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
a) Familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;
b) Familje, të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas pikës 3, të nenit 7, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar;
c) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;
ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 396 147 000 (treqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e dyzet e shtatë mijë) lekë dhe përballohen nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale, miratuar për vitin 2018.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Javanews/a.çupaj