Dortmund ka pësuar humbjen e parë sezonale ndaj skuadrës që mban vendin e 15-të, Fortuna Duseldorf me rezultatin 2-1. Skuadra e Favre ka qenë e përgjumur gjatë pjesës së parë dhe e ka paguar shtrenjtë duke i dhënë mundësi Bayernit të mërkurën që të ngushtojë diferencën me kryesuesit.
Vendasit e Duseldorf e nisin më mirë ndeshjen se kryesuesit dhe në minutën e 10’ humbin një mundësi të mirë me Takashi Usami. Por në minutën e 22’ erdhi goli i avantazhit. Ishte pikërisht Dodi Lukebakio ai që pas një aksioni personal doli vetëm për vetëm me portierin, e driblon dhe shtyn topin në portën e boshatisur.
Goli i dytë ishte shumë i rëndë për miqtë që mundohen të bëjnë diçka më shumë për të hapur ndeshjen, por e kanë shumë të vështirë dhe duken të befasuar nga forma e mirë e ekipit që para ndeshjes ndodhen në vend të 17-të.
Në minutën e 81’ Dortmund ngushton diferencën me golin e Paco Alcacer. Dortmundi megjithatë mbetet ende në vendin e parë të renditjes, 6 pikë më shumë se ekipi ndjkes, Borusia Myshenglabah, e cila fitoi takimin e saj përballë Nurneberg, 2-0./a.meta