Monika Kryemadhi ka folur edhe për marrëdhënien personale me Ilir Metën, bashkëshortin e saj, president i Republikës
Kryemadhi tha se nuk e pyet Metën për politikë dhe axhenda e të dyve është shumë e ngjeshur. Por pas insistimit të gazetarëve, Kryemadhi, tha: Bëj dashuri me Ilir Metën, ça kujtoni ju
Kryetarja e LSI tha se gjithë marrëdhënia e tyre në rreth 20 vite ka qenë e kushtëzuar dhe se tani mund të rrinë dhe të shijojnë.
“Në 27 vite që unë jam me Ilir Metën, jeta jonë në çift ka qenë e kushtëzuar dhe tek fëmijët dhe në familje. Kjo është periudha më e bukur sepse atë pak kohë që rrimë e shijojmë, se dhe fëmijët janë rritur. Ata janë me studime dhe na gjykojnë, kanë një qëndrim gjykues karshi nesh. Ka pasur raste që mendimet e mia me mendimet e Ilir Metës kanë qenë aq të kundërta dhe kemi ndenjur me javë pa folur.
Ore dashuri me Ilir Metën bëj unë, mos e ki atë merak ti. Nuk bëj vetëm politikë. Ilir Meta është shumë diplomatik. Kërkon gjithmonë stabilitet. Kurse unë jam më mirë një fund i tmerrshëm, se tmerr pa fund. Ilir Meta kështu ka qenë gjithmonë”, tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se në LSI punon me njerez te Metes dhe jo me ato qe ajo do te deshironte.
Kryemadhi deklaroi se Meta e ka motivuar ne jeten e saj
“Kjo eshte ceshtje zgjedhjesh, ceshtje kendveshtrimi. Ilir Meta me ka motivuar qe te jem kjo qe jam”, tha Kryemadhi
Javanews/a.çupaj