Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp ka folur përsëri për shortin e Champions League, duke zbuluar kundërshtarët që do të kishte pasur dëshirë të shmangte.
Të Kuqtë do të përballen me Bayern Munich në fazën e 1/8-ave të kompeticionit më prestigjioz europian, por ai nuk ishte një nga klubet që trajneri gjerman donte të shmangte.
“Kishte vetëm dy klube që nuk doja t’i kisha përballë – Dortmund dhe Juventus.
“Ndeshja me Bayern do të jetë e bukur për tifozët tanë. Është një sfidë e madhe për klubin dhe lojtarët.”
Ai gjithashtu nuk donte të përballej me Juventus-in e Cristiano Ronaldo-s teksa ekipi i Serie A duket si një nga skuadrat më të mira këtë sezon.
Fatmirësisht Klopp i ka shmangur këto dy ekipe dhe do të ndeshet me bavarezët, një ndeshje e barabartë.
/telesport/a.r