Komisioni i Medias vendosi këtë të hënë shkarkimin e anëtarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Zylyftar Bregu. Kujtojmë se në nëntor të këtij viti kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala kërkoi nga Kuvendi lirimin nga detyra të anëtarit të AMA-s, Zylyftar Bregu.
Sipas kërkesës drejtuar kreut të Parlamentit Gramoz Ruçi, Bregu akuzohet se ka vepruar në kundërshtim me ushtrimin e mandatit dhe në kundërshtim me ligjin organik të AMA-s, duke lidhur kontratë qiraje me 2 korrik 2015 me Ministrinë e Bujqësisë për 4.2 hektarë në fshatin Picar, Vorë, me një afat përdorimi 99 vjet. Pas propozimit të ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive pritet që kuvendi të jetë ai i cili do të japë vendimin për shkarkimin përfundimtar të Zylyftar Bregut./a.meta