Komisioni i Ekonomisë do të shqyrtojë nesër dekretin e Presidentit Ilir Meta për buxhetin.
Kryetari i këtij komisioni, Erjon Braç duke folur për dekretin tha se vendimi ishte politik dhe nuk ka asnjë argument kushtetues.
Disa ditë më parë, Presidenti Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij.
Vendimi u morr duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme.
a.çupaj