Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Kajan kanë përshëndetur të gjithë ndjekësit me një foto të ëmbël me rastin e ditëlindjes së kryebashkiakut. Të tre kanë pozuar pranë pemës së Vitit të Ri duke na dhuruar kartolinën më të bukur. Ajola ka mbështetur kokën pranë bashkëshortit ndërsa dorën e mban te Kajan. Vogëlushi ka mbështetur kokën në kraharorin e të atit dhe Veliaj duket babai më i lumtur në botë. Erion Veliaj feston sot 39-vjetorin dhe kjo ditëlindje do të jetë më e bukur se kurrë tani që është bërë baba.
“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë🎂🙏 E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, shkruan kryebashkiaku në Instagram. Jo me larg se dje Veliaj tregoi të pathënat gjatë lindjes së djalit Kajan, i ftuar në programin “E diela Shqiptare”. Erion Veliaj tha se ishte i pranishëm në sallën e lindjes dhe i kishte prerë kërthizën djalit, madje edhe e kishte larë vogëlushin:
“Fola me mjekun që të mbështesja Ajolën gjatë lindjes. Ai më inkurajoi, por më tregoi se shumë baballarëve u kishte rënë të fikët. Unë i thash që jam ‘burrë me namuz’. Kur lindi Kajan dhe nisën përgëzimet, ai i bëri me urinë të gjithë aty, e markoi menjëherë vendin e tij. Erdhi momenti për t’i prerë kërthizën dhe thash që mund ta bëja unë”, tregoi Veliaj. /a.meta