Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e studentëve që po zhvillohet poshtë zyrës së tij.
Kryeministri shkruan se përfshirja e LSI-PD e ka gjymtuar protestën e studentëve, por shefi i qeverisë premton adresimin e 8 kërkesave të studentëve.
Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog, ndersa kujton se ditet po ishin shpejt dhe festat po vijnë.
“Sharrat e Doktoreshë Monës dhe britmat në gjumë të Lul Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog#Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”, shkruan Rama
Javanews/a.çupaj