Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga qyteti i Shkodrës mbrëmjen e sotme duke ironizuar dhe sulmuar kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi. Referuar fotos që ka publikuar, Rama shkruan se Voltana Ademi e ka shndërruar qytetin në një stallë kuajsh.
“Bashkia Shkodër, nën kujdesin e veçantë të znj. Voltanë, e ka voltue rotondën në hyrje të qytetit në një stallë rrethore të hapur, ku kuajt ushqehen e vijnë vërdallë, në shoqërinë e qenve dhe të mercedesave, Zot shpëto Shkodrën”, shkruan shefi i qeverisë.
Kryeministri është përplasur edhe më parë me kryebashkiaken e Shkodrës për projektet, por edhe për stadiumin, ndërsa tashmë pritet përgjigja e Ademit./a.meta