Duket se qeveria Haradinaj është e bindur të mos tërhiqet edhe nga marreveshja qe ofron Mogherini. Madje, qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me BE-në edhe pasi Frederica Mogherini ka ofruar që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit UNMIK të zevëndësohet me Kosovo*.
Një përgjigje me shkrim Mogherinit pritet t’i dërgohet gjatë ditës së hënë, përmbajtja e së cilës qartëson se Ramush Haradinaj nuk do të ketë asnjë qëndrim ndryshe nga ata që tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Kosovës.
Pas raportimit të mediave se Mogherini bashkë më Komisioneren për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn iu drejtuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë Express ka kontaktuar me shefin e stafit të Haradinajt, Avni Arifin. Arifi ka konfirmuar se qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeminsitri do t’i kthejë përgjigjje këtë të hënë.
“Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi.
Në bazë të kësaj deklarate nënkuptohet se Qeveria do t’i thotë jo ofertës së BE-së. Pra, sipas të gjitha gjasave Mogherini bashkë me komisionerët tjerë të BE-së do të marrë përgjigje negative.
Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, Qeveria mori vendim për taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.
Humbjet që i shkaktohen Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës karshi taksës së vendosur për produktet e këtyre shteteve nga Republika e Kosovës, po i kushtojnë këtyre shteteve me miliarda euro të humbuara. Përveç kësaj, Qeveria Haradinaj ka paralajmëruar edhe masa të tjera të reciprocitetit. (Express)