Policia ka publikuar “listën e zezë” të Lezhës, ku rezultojnë 33 persona të rrezikshëm në kërkim, të gjithë të dënur për vrasje, disa prej tyre me burg përjetë
Policia e Shtetit ka bërë të njohur ditën e sotme emrat e më të rrezikshmëve, ku mes tyre është edhe një grua.
“Ja personat më të kërkuar nga Policia në qarkun Lezhë. Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojnë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo aplikacionin “Komisariati dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë Shtetit.
Policia ka publikuar edhe fotot e disa prej tyre
Javanews/a.cupaj
OP