Ndërkohë që një grup studentësh po protestojnë poshtë zyrës së tij prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama insiston që të ulen në tryezën e dialogut për të finalizuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre, që për shefin e qeverisë janë të plotësueshme
Kryeministri e ka krahasuar protestën e studentëve në Shqipëri me atë të studentëve në SHBA.
Rama shkruan se studentët në SHBA protestuan me këmbëngulje duke kërkuar dialog, dhe pasi u ulën në tryezë, arritën një marrëveshje me autoritetet amerikane.
Në rastin e SHBA kemi insistimin e studenteve per dialog me autoritetet, ndersa ne rastin e Shqiperise kemi insistimin e qeverise per dialog me studentet
“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme.”-shkruan Rama.
Kjo është një tjetër ftesë e përsëritur e kryeministrit për dialog me studentët.
Javanews/a.çupaj