Kosova krijoi forcën e saj të armatosur më 14 dhjetor 2018. Ishte përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar që çoi në përfundimin se Kosova ka të drejtë të krijojë ushtrinë e saj. Por, NATO ka kërkuar në vazhdimësi që Kosova duhet ta formojë ushtrinë me ndryshime kushtetuese.
“Ky hap vjen në një kohë të gabuar, është në kundërshtim me rekomandimet e shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin euroatlantik të Kosovës”, tha sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ndërsa, dje kur Kosova veçse e zyrtarizojë ushtrinë, erdhi reagimi i NATO-s. Aty thuhej që ky vendim u bë pavarësisht shqetësimeve të NATO-s si dhe sipas tij, vendimi i sotëm nuk duhet të rrisë tensionet në rajon.
“Sot, institucionet në Kosovë kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Ndërkohë që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar”, pohoi ai. Pavarësisht këtë kundërshtim të NATO-s ndaj ushtrisë së Kosovës, Serbia po e quan ‘spektakël’, shkruan lajmi.net.
Ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiç që akuzoi SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë se ndihmuan Kosovën për të krijuar një ushtri të rregullt. “Sot u bë e qartë se shqiptarët dhe sponsorët e tyre kurrë nuk donin kompromis, është e qartë se SHBA dhe Britania e Madhe ishin prapa të gjitha veprimeve të tyre dhe në lidhje me ushtrinë e Kosovës, Gjermania gjithashtu luajti rolin e saj”, tha Vuçiç. Serbia tani thotë se NATO-s vetëm po bën spektakël me “kundërshtime”, pasi vete ndihmoj krijimin e ushtrisë së Kosovës.
a.çupaj