Ja pse fëmijët qeshin, arsyeja do t’iu prekë
Lumturi? Ëmbëlsi? Fëmijët buzëqeshin për të bërë për të qeshur nënën dhe babanë. Në revistën shkencore “Plos One”, një ekip ekspertësh në informatikë, robotikë dhe psikologjinë e zhvillimit, konfirmojnë atë që pjesa më e madhe e prindërve e dyshonte.
Kur fëmijët qeshin e bëjnë me një objektiv, të marrin një buzëqeshje në këmbim nga personi që kanë pranë. Ndër të tjera, të vegjlit arrijnë synimin e tyre duke përdorur pikërisht mimika dhe veprimet e këndshme. Studiuesit e Universitetit të San Diego (SHBA), programuan një robot të vogël në mënyrë që të sillej si fëmijët.
Më saktësisht u regjistruan reagimet “fytyrë më fytyrë” mes 13 çifteve të nënave me fëmijët më pak se 4 muajsh. U vu re se roboti i programuar i bëri më për të qeshur personat që e rrethonin, duke qeshur sa më pak vetë. Studiuesit nënvizojnë se nuk është përcaktuar ende nëse fëmijët janë të vetëdijshëm për atë që bëjnë.