Ministria e Jashtme Shqiptare publikoi të enjten në mesditë një numër kontakti telefoni për personat shqiptarë që ndodhen në Mekë, pas tragjedisë ku kanë humbur jetën qindra persona.
“MPJ po ndjek situatën. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Mekë mund të kontaktojnë Ambasadën shqiptare në Mbretërinë e Arabisë Saudite në nr. +966 50 190 5586”, njofton ministria jonë e Jashtme nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.
Ministria shpreh gjithashtu keqardhjen për situatën e rëndë në Mekë. “Ndjejmë thellësisht keqardhje për ngjarjen e sotme. Mendimet dhe lutjet tona janë për dhe me viktimat dhe familjet e tyre. Një shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, vijon një tjetër postim në Twitter i Ministrisë së Jashtme shqiptare.