Në një kohë që disa studentët protestojnë para godinës së Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i është ndarë në asnjë moment rrjeteve sociale. Së fundmi me një mesazh drejtuar studentëve ‘Kur do e lëmë pra?‘, Rama ka ndarë një video teksa kërcen nën tingujt e këngës “Të pres” të Elita 5.
“Jo keq dhe kjo jo keq”, shkruan kryeministri, Edi Rama krahas videos së montuar, të cilën me siguri ia kanë dërguar në inboks./a.meta