Një 59-vjeçar është aksidentuar për vdekje këtë të premte pasi është përplasur nga një automjet në Fushë-Krujë. Mësohet se viktima është Gëzim Kaziu, 59-vjeç nga Tapiza. Burime për Report Tv bën të ditur se, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit tip “BMV”, me të cilin po udhëtonte dhe për pasojë ka përplasur këmbësorin i cili ka hubur jetën. Mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur i linduar edhe drejtuesi i automjetit, ndërsa makina ka përfundur në kanal. Nuk dihet ende, por policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./a.meta