Një makinë që transportonte paratë e një banke ka rënë pre e grabitësve të armatosur dhe të maskuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozet të Durrësit, pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor. Një mjet tip ‘Benz’ me tre persona të maskuar dhe me armë kanë ndaluar makinën që transportonte paratë dhe e kanë grabitur. Nuk dihen ende shuma e parave të grabitura, ndërsa autorët janë larguar në drejtim të Shijakut. Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të tyre.
a/.meta