Si të plotësoni një CV
Të gjesh një punë që ti dëshiron nuk është aspak e lehtë. Gjatë kohës që jemi në kërkim të një vendi punë, të gjithë përpiqen që të tërheqin vëmendjen punëdhënësve që në fazat e para të aplikimit, që në CV.
Por, duhet patur kujdes, pasi jo rrallëherë ndodh që të përdorim shprehje apo fraza që nuk janë aspak të pëlqyeshme nga ana e punëdhënësve. Dhe nuk mbaron me kaq, pasi mund të ndodhë që përdorimi i tyre mund t’i irritonte ata.
Sipas hulumtimeve, rekrutuesit janë të lodhur nga klishetë e shkrimit të CV-ve dhe kjo mënyrë shkrimi fatkeqësisht mund të na heqë mundësinë për të qenë ne fituesit e vendit të punës.
Kolegj i Shkencave Humane ka kryer një studim, i cili tregon se më shumë se gjysma, 59 për qind e punëdhënësve, stresohen nga gabimet gramatikore.
Ndërsa disa nga shprehjet e përdorura gabim janë:
1- “Unë jam shumë punëtor”
2-“Punoj dhe nën presion”
3-“Mund të punoj në mënyrë të pavarur”
4-“Di të punoj në grup”
5-“Jam i aftë të zgjidh probleme”
6-“Aftësi të mira komunikuese”
7-“Jam proaktiv”
8-“Jam një dëgjues i mirë”
9-“Unë jam entuziast”
10-“Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim”
Dhe mos guxoni të përdorni “emoji” në CV-në tuaj. Nuk është aspak një ide e mirë. Për rreth 42 % të rekrutuesve, përdorimi i tyre është i papranueshëm dhe shumë shpejtë CV-ja juaj do përfundonte në kosh pa vazhduar më tej.
Vetëm një në pesë nga punëdhënësit kanë durim të përfundojnë leximin e një CV-je. Prandaj shkrimi i tyre me kujdes e pa gabime drejtshkrimore do të bëjë të mbajë “nën kontroll’’ stresin e tyre dhe pse jo ju të jeni mjaftueshëm atraktiv për të qenë punonjësi i përzgjedhur.