Një banesë në lagjen “Ajasem” të Shkodrës është përfshirë këtë të premte nga flakët. Report Tv raporton se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e flakëve është bërë shpërthimi i një bombule gazi.
Momentalisht në vendin e ngjarjes ndodhen 2 zjarrfikëse, të cilat po mundohen të shuajnë zjarrin.
Në banesën e përfshirë nga flakët,mësohet se kanë jetuar dy të moshuar. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.
a.çupaj