Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola merr Inter-in si shembull për të thënë se po të flesh pak, do të përfundosh në Europa League. Kampionët anglezë kanë siguruar vendin e parë të grupit mbrëmjen e së mërkurës, por të martën zikaltrit u eliminuan pas barazimit 1-1 me PSV.
“Kualiteti i lojtarëve në Europë bën që çdo ekip të jetë cilësor,” shprehet Guardiola pas ndeshjes me Hoffenheim të cilën e fitoi 2-1. “Janë eliminuar ekipe të mëdha. Inter është një ekip i jashtëzakonshëm, por tani është në Europa League. Shumë ekipe të mira do të zbresin aty. Nëse një ditë fle pak, do të zgjohesh në Europa League. Prandaj jam i kënaur që kaluam në 1/8-at. Për mendimin tim, kur një ekip si Manchester City kalon në fazën tjetër, është një sukses i madh”, tha ai./a.meta