Ai është 73 vjeç dhe mund të cilësohet pa frikë si një ndër studentët më të vjetër në vendin tonë. Bëhet fjalë për një të moshuar nga Devolli, Destan Dangëllia i cili vazhdon studimet për Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Bujqësor të Kamzës.
Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, 73-vjeçari, që gjendet mes studentëve të tjerë para Kuvendit, tregon se ende nuk është diplomuar, pasi nuk ka marrë një provim. Ai thekson se ka ngelur pezull për shkak të tarifës.
“Jam 73 vjeç. Vazhdoj shkollën për Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Bujqësor në Kamzës që prej 2004-2005. Jam nga Devolli. Si kam përfunduar studimet, se kur erdha për të dhënë provimet, por më kishte ngelur një provim i mbartur. Kisha 10 provime, mora 9. Por nuk kisha lekë që të paguaja tarifën. Kam qenë tërë këto ditë në protestë ”, tha ai./BW
a.çupaj