Përmirësimi i kushteve në konvikte dhe ndërtimi i godinave të reja është një tjetër kërkesë e studentëve që ka gjetur mbështetjen e qeverisë.
Sot Këshilli i Ministrave ka miratuar një tjetër vendim për investimet në konvikte falë mbështetjes së Gjermanisë.
Mësohet se qeveria gjermane do të financojë rretj 3 milionë euro për reahabilitimin e konvikteve shqiptare
“Miratohet në parim marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhet në vendim.
javanews/a.ç