Juve, numra të pamërshishëm, asnjëherë kaq keq nga 1970. Gara me Napolin vendimtare
Mund të jetë vendimtare në luftën për kampionat një ndeshje që vjen në fund të shtatorit? Nga ana matematikore jo, por nga ana tjetër një hap fals i Juves me Napolin të shtunën do të bënte që të eleminoheshin gjysma e mundësive të bardhezinjve për të pasur sërish trengjyrëshin në fanellë.
Barazimi i bujshëm me Frosinonen, ka nxjerr në pah edhe disa numra të pamërshishëm për Allegrin dhe djemtë e tij.
Pesë pikë kundër 15 të një sezoni më parë. Pesë gola të shënuar dhe po kaq të pësuar kundër 10 golave të shënuar dhe zero të pësuar sezonin e kaluar.
Juventus Stadium duket se e ka humbur magjinë. Sezonet e kaluara në fortesën bardhezi ishte arritje për çdo skuadër të merrte një pikë, ndërsa këtë vit kanë marrë tre pikë Udinese, një Chievo, dhe një tjetër pikërisht Frosinone.
Numra që tregojnë fotografinë e një krize tek bardhezinjtë.
Ka mungesë eksperience siç tha Max Allegri, ka shumë dëmtime, sidomos në mesfushë, zonë e dobësuar edhe nga largimet Pirlos dhe Vidal, turnover nuk po jep të dhënat që priteshin, është rebusi Dybala, ecja me ulje dhe ngritje e Pogbas dhe amnezitë e mbrojtjes.
Mesatarja e shënimit të golave është shumë e ulët, për pesë gola janë dashur plot 30 gjuajtje në portë, pra mungon agresiviteti agonistik.
Dhe për të parë një nisje sezoni kaq të dobët nga Juvja, duhet të kthehemi 45 vite më pas. Dhe tani që vendi i parë është dhjetë pikë larg, ja pse sfida në San Paolo është absolutisht vendimtare./Sportmediaset.it