Nga Astrit Patozi
O kryetimonieri lundërthyer i “Rilindjes” së lavdishme, që po fundoset me sukses të plotë, kryesisht për meritën tënde! është një mundësi e artë sot për të treguar se e ke seriozisht, kur thua se ke ndërmend t’ua plotësosh kërkesat studentëve protestues.
Se kështu ke një javë që betohesh, apo jo?
Sikur ti mezi po pret që t’u japësh zgjidhje, por ata nuk po të ndihmojnë, sepse nuk po të vijnë për të folur me ty.
Tërhiqe menjëherë atë padinë e turpshme për Edmond Tupen dhe të tjerët, që akuzohen si organizatorë të paligjshëm, sepse kjo gjë është plotësisht në dorën tënde dhe nuk ka nevojë, as për dialog, dhe, as për negociata me studentët. për ta bërë atë nuk të duhet që të marrësh kohë dhe as që të zhvendosësh fonde në buxhet, e aq më pak të ndryshosh legjislacionin.
Kjo është pika e nëntë e kërkesave të protestës së tyre, e cila u shtua sot për shkak të marrëzisë së pushtetit. Se këtu nuk është problem vetëm gjesti, krejtësisht i papranueshëm, por edhe personazhi më i paqëlluar, që është gjetur për t’u bërë shembull.
Bëje një herë atë dhe pastaj filloje nga e para t’u lutesh dhe përgjërohesh, që ata të vijnë të ulen e të bisedojnë me ty për 8 pikat e tjera që mbeten.
Duke pranuar tërthorazi, se qeveria jote, jo vetëm ka nisur të fusë ujë nga të katër anët, por edhe ka fllluar të çmendet.
a.ç