Mbrëmë më 11 dhjetor, Partia Demokatike festoi përvjetorin e themelimit si e para parti opozitare pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Prej disa vitesh PD e feston ditëne themelimit më datë 11 dhjetor. Por ish-kryeministri Meksi, ka një ditë tjetër themelimi, datën 12 dhjtor. Ish-kryeministri i parë demokrat, Aleksandër meksi i uroi sot demokratët për ditën ethemelimit përmes një mesazhi në facebook.
“Si sot 28 vite më parë më 12 dhjetor 1990, e mërkurë dhe ajo, një grup studentësh, pedagogë dhe intelektualë në vijim të protestave studentore që filluan më 8 dhjetor e që vazhduan për 4 ditë e të mbështetura dhe nga dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës e të tjerë, themeluan Partinë Demokratike. Një Parti e të gjithëve, studentë, intelektualë e punonjës, e atyre që aspironin një Shqipëri të çliruar nga diktatura komuniste, një shtet të së drejtës e me Liri ekonomike, nje SHQIPËRI SI GJITHË EVROPA.
Nuk besoj se kujtimet e atyre ditëve shlyhen nga kujtesa e pjesëmarësve në protesta e mitingje. Unë jam i bindur se një ditë ëndërrat dhe shpresat e tyre do të realizohen.
I Uroj gjithë miqve e dashamirëve e veçanërisht studentëve të djeshëm e të tanishëm Gëzuar 12 DHJETORIN e PD”, shkruan Meksi./a.meta