Gjatë ditës së djeshme u kompletua Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa pak minuta më parë janë mbledhur edhe gjykatësit për të përcaktuar 6 anëtarët e një institucioni tjetër, i cili është Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ashtu si në KLP, edhe sot në garë janë 10 gjyqtarë, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion. Në procesin e zgjedhjes së gjykatësve do të jenë të pranishëm edhe nga përfaqësia e trupit diplomatik në Shqipëri.
Ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK, institucion ky i cili do të ketë si detyrë të hetojë korrupsionin në nivele të larta drejtuese, ndërsa të frikësuarit më të mëdhenj janë politikanët shqiptarë./a.meta