Nga 305 prokurorë që kanë mbetur në sistem, nga sitja e deritanishme e vettingut, 295 prej tyre votuan për “qeverinë” e ardhshme që do t’i përfaqësojë. Fituesit janë Kostaq Beluri, Arben Dollapaj, Bujar Sheshi, Antoneta Sevdari, Gentian Osmani dhe Besnik Cani. Të gjashtë ata do t’iu bashkëngjiten 5 anëtarëve joprokurorë të zgjedhur më herët.
Ngritja e KLP-së, Arta Marku: Prokurorët ia dolën!
Në këtë mënyrë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 11 anëtarë do të mblidhet brenda këtyre 3 ditëve për të zgjedhur kryetarin dhe zv.kryetarin. E mandej, mes prioriteteve është edhe çelja e garës për kandidaturat për këdo që synon të bëhet Prokuror i Përgjithshëm apo prokuror i SPAK-ut.
Kompletohet KLP, zgjidhen edhe 6 anëtarët nga Prokuroria
Ngritja e KLP-së minimizon rolin e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili me paketën e vjetër ishte i gjithëpushtetshëm, gjë që e përcaktonte organin e akuzës si të centralizuar. KLP është një mënyrë qeverisjeje e Prokurorisë, që e decentralizon prokurorin dhe e bën atë zot të dosjeve.
Të mërkurën, një tjetër komunitet, ai i gjyqtarëve do të mbajë mbledhjen e përgjithhshme. Edhe ata do të hedhin votën për të zgjedhur 6 anëtarët e tyre për në KLGJ. Edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor quhet ndryshe “qeveria” e gjyqtarëve./a.meta