Autoritetet ruse kanë rihapur hetimet mbi masakrën mizore të carit të fundit dhe familjes së tij, Romanovët, e ndodhur në vitin 1918. Eshtrat e Carit Nikolai II dhe bashkëshortes së tij, të varrosura në një katedrale në Shën Pjetërburg, do të riekzaminohen. Revolucionarët bolshevikë e vranë familjen mbretërore në një qilar në rajonet Urale. Komisioni hetimor, një strukturë shtetërore, deklaron se kontrollet e reja janë të nevojshme për të verifikuar mbetjet mortore të katër anëtarëve të tjerë të familjes Romanov. Kisha Ortodokse Ruse kërkoi një hetim të ri të ngjarjes në korrik, pavarësisht se çështja ishte mbyllur në vitin 1998.
Disa anëtarë të kishës nuk janë ende të bindur se, mbetjet mortore të varrosura i përkasin carit dhe bashkëshortes së tij.