Një rrugë në një qytet të Gjermanisë u “shtrua” me çokollatë, e cila u derdh nga një fabrikë dhe u ngurtësua menjëherë prej trotuarit të ftohtë.
Gazeta gjermane njoftoi se “defekti i vogël teknik” që përfshinte një rezervuar shkaktoi derdhjen e ëmbël nga fabrika e çokollatës DreiMeister në Ëestoennen.
Banorët e qytetit Westonenn mbetën të habitur kur panë rrugën e mbushur me shtresë të ëmbël.
Rreth 25 zjarrfikës morën detyrën ta shtynin shtresën me lopata dhe duke përdorur ujë të nxehtë dhe pishtarë .
Shefi i kompanisë Markus Luckey tha se fabrika do të fillojë sërish punën të mërkurën. Ai shtoi se nëse derdhja do të ndodhte më pranë Krishtlindjeve, “kjo do të ishte një katastrofë”./a.çupaj