1803-Lindi kompozitori francez Hector Berlioz, krijuesi i muzikës programore romantike dhe themeluesi i orkestrës moderne (“Simfonia Fantastike”, “Romeo dhe Xhulieta”).
1810-Lindi shkrimtari francez Alfred de Mise (Musset). Dashuria e pafatë me shkrimtaren Zhorzh Sand e ka frymëzuar këtë të fundit për poezinë “Netët” kurse romani autobiografik “Rrëfimi i një fëmije të këtij shekulli”, u konsiderua si “ironia e shekullit”. Vepra e tij më e mira dramatike konsiderohet “Mos u tall me dashurinë”.
1894- Në Paris u hap ekspozita e parë automobilistike në botë, duke paraqitur nëntë prodhues.
1918- Lindi shkrimtari rus Alexander Solzhenitsyn, i cili, për shkak të kritikave të mprehta të stalinizmit në veprat e tij, u bë disidenti më i famshëm sovjetik në fund të viteve gjashtëdhjetë. Romani “Një ditë e Ivan Denisoviç” në letërsi paraqiti temën e kampeve të Stalinit, ku ai kaloi plot nëntë vjet. Ai emigroi në vitin 1974 dhe u kthye në Rusi pas dy dekadash. Ai fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1970 (“Pavioni i Kancerozëve”, “Arhipelagu Gulag”).
1937-Senati Fashist mori vendimin për t’u tërhequr nga Lidhja e Kombeve.
1972 Astronautët amerikanë nga anija Apollo 17 Eugene Cernon dhe Harrison Schmitt zbritën në Hënë në misionin më të fundit Apollo. (b.an)