Chelsea ka pezulluar katër tifozë nga hyrja në stadium teksa ka nisur një investigim për abuzimin racial të sulmuesit të Manchester City-t Raheem Sterling.
Incidenti që përfshin 24-vjeçarin ndodhi gjatë fitores 2-0 të Chelsea-t ndaj Qytetarëve të shtunën në Stamford Bridge.
Chelsea po mbështet plotësisht investigimin e policisë. Një deklaratë për shtyp e klubit thotë se sjellja raciste do të ketë pasoja të rënda, përfshi pezullimet.”
“Chelsea Football Club e cilëson si të pështirë çdo lloj forme të sjelljes diskriminuese,” shkruhet në deklaratën e klubit londinez, duke shtuar se “do të mbështesë çdo ndjekje penale ndaj aktit kriminal.”