Policia greke arrestoi sot një shtetas shqiptar që tentoi të trafikojë drogë me një mjet të marrë me qera në Greqi, në të cilin u kapën 105 kg marijuanë dhe 1 pistoletë. Sipas korrespondentit të Report Tv, operacioni u krye nga policia greke në Kerasoxori, në Igumenicë, kur u ndalua një mjet që vinte nga kufiri gjelbër, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 100 pako me 105 kg 460 gramë marijuanë dhe 1 pistoletë TT. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34 vjeç, te cilit iu sekuestrua edhe një pasaporte shqiptare me vulë hyrëse të falsifikuar, ndërkohë që rezulton se atij i ishte ndaluar më parë hyrja në zonën Schengen. Mjeti rezulton i marrë me qera në Greqi. Shqiptarit iu sekuestruan dhe 2 celularë e 250 euro./a.meta