Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Velipojë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:20, ku një person është vetëplagosur me armë zjarri.
E.L., 40-vjeç, është vetëplagosur, në banesën e tij me pistoletë që e mbante pa leje.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Nuk ka të dhëna në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r