Kreu i Partisë Demokratike ka qenë sërish me protestuesit tek ‘Astiri’ teksa ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë.
Basha tha se në krye të ARRSH qëndron njeriu më i besuar i Edi Ramës në 20 vite. Sipas tij, sëbashku me ARRSH në skemën që Basha e quan korruptive, janë përfshirë edhe Agjencia e Prokurimeve Publike, Policia Ndërtimore dhe segmentë të tjerë.
“Kush është personi që ka pushtet për t’i vënë në lëvizje të gjithë këto institucione? A ka shqiptar që nuk e kupton se pas vjedhjes tek Unaza e Madhe qëndron vetë Edi Rama?” – tha kreu i PD.
/a.r