Romelu Lukaku është rikthyer te goli teksa Manchester United mposhti Fulham dhe Martin Keown mendon se lojtari duhet të tregohet më i guximshëm.
Lukaku shënoi golin e tretë të United pas më tepër se 900 minutave pa shënuar në Old Trafford.
Duke analizuar ndeshjen në BBC, Keown insiston se Jose Mourinho duhet të punojë me vetëbesimin e sulmuesit.
“Nëse e motivon, nëse mund t’i nxjerrësh tigrin që ka përbrenda, me siguri që nuk do të luaja kundër tij. Por për momentin po luan si një mace shtëpie.
“Kjo është detyra e Mourinho-s, Lukaku duhet të luajë kështu çdo javë.”
Mourinho tregoi besim te Lukaku këtë fundjavë duke e rikthyer në formacion, pasi belgu është lënë në stol kohët e fundit bashkë me Paul Pogba.
/a.r