Nga Spartak Ngjela
Ishte koha kur atdheu po jepte shpirt. Por koha solli më në fund një heroikë moderne dhe qytetërues më anë të rinisë së vet studentorem
Është thirrje e fuqishme kundër varfërisë së imponuar shqiptare dhe kërkesë e vendosur për reformimin e universitetit publik shqiptar.
Studenti shqiptar sakrifikon varfërinë ekstreme të familjes së tij, për të marrë antidije – thjesht asgjë që t’i garantojë të ardhmen.
E di kryeministri shqiptar këtë?
As që i intereson, ai e ka ditur veten absolut. Tani, nga rinia shqiptare pritet t’i shqyhen brekushet me të cilat është tallur me varfërinë e shqiptarëve.
Ky është caku ku duhet të ndryshojë koha: nga shëmtimi antishqiptar në një Shqipëri moderne pa korrupsion, me mirëqënie dhe drejtësi.
Sot…nuk po ka më kryeministër, dhe as opozitë. Opozitës, studentati shqiptare i tregoi përbuzjen, kurse kryeministrit të trembur Po i tregon forcën.
Kjo është një ripërtëritje historike e Shqipërisë me anë të modernitetit rinor: përbuzje për vjtërsirat e korruptuara, dhe fuqi dhe këmbëngulje kundrejt korrupsionit aktual.
Është çasti historik i rikrijimin të profilit shqiptar. Shqipëria është sot një shoqëri pa profil të përcaktuar sepse ky profil i është dhunuar nga varfëria e imponuar.
Studentët do krijojnë këto ditë profilin real të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Profilin anti korrupsion.
Ripërtëritja moderne e Shqipërisë dhe e shqiptarëve është shpenzim i madh për të krijuar dijen moderne në Shqipëri.
Shkencën dhe prodhimin e mallrave.
Kulturën dhe drejtësinë.
Kjo protestë po të shkojë deri në fund, do hapë realisht autostradën shqiptare drejt mirëqenies shoqërore dhe progresit nëpërmjet dijes dhe mendimit shkencor modern.