Një 16-vjeçar, që ka para me “thasë” falë babait të tij miliarder, ka lejuar për herë të parë kamerat brenda vilës madhështore që familja e tij ka në Dubai. Rashed Saif Belhasa, i cili njihet gjithashtu me emrin “Money Kicks”dhe mburret me 1.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram, jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe me familjen e tij në një rezidencë kaq të madhe saqë përdorin një karrocë golfi për ta eksploruar të gjithën.
Për të mos harruar që të përmendim që familja e tij ka në zotërim një kopsht zoologjik privat me kafshë ekzotike.
Rashed e tregoi me krenari shtëpinë luksoze ku jeton në një program të Channel 4 të mërkurën mbrëma, ku shpjegoi se ka në plan të ndjekë hapat e të atit për të grumbulluar një pasuri të tijën.
Kopshti i tij zoologjik, që mund te shihet që nga dhoma e ndenjes, strehon luanë , tigra, pantera, leopardë, gjirafa dhe arinj.
Rashed është gjithashtu pronari krenar i një koleksioni të madh të këpucëve që janë edicion i limituar si Yeezys, Bapes dhe Air Jordans, të gjitha me një vlerë prej rreth 1 milion dollarësh./a.meta