Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur tek të gjitha zhvillimet në vend gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin e organizuar për nder të 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë së shpallur për nder të Lëvizjes Studentore të 1990.
Basha tha se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirin politike për shqiptare, pas 45 vite sundim, nga një klikë injorante.
“Mirënjohja jonë i takon Azem Hajdarit, që u bë shpirti i protestës. Studentët u çuan për kushte ekonomike, por kuptuar se pa liri e demokraci s mund të ketë zgjidhje, ndaj kërkuar pluralizmin politik.
Kjo ditë na kujton se vetëm ata që ngrihen janë të lirë, të bashkuar mposhtin diktaturat.
Është festa ime ndaj çdo qytetari, leksionin e parë po e japin studentët e bashkuar të dhjetorit të dytë”, deklaroi kreu i PD.
Ai kërkoi një bashkim të të gjithëve për t’i dhënë fund sipas tij, politikës së inkriminuar.
“Ne do të japim sot ultimatumin tonë politik si testament i Azem Hajdarit. Parlamenti shqiptar të pastrohet nga krimi, ose do ta rrëzojmë” – tha Basha.
/a.r