Pak orë pas hedhjes së shortit për anëtarët e KED, ambasada amerikane në Tiranë inkurajon krijimin e institucioneve të tjera që do ta plotësonin sistemin e drejtësisë.
Përmes Facebook, SHBA shkruan se po pret me kënaqësi krijimin e KLGJ dhe KLP.
Sipas saj, kështu do të hidhej një hap madhor drejt drejtësisë së vërtetë.
“Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj.
Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë” – shkruan Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.
/a.r