Ylli i Hollivudit, Robert de Niro bëri thirrje për të bërë diçka lidhur me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
“Jam i shqetësuar për atë që i ka ndodhur Khashoggit”, u tha De Niro gazetarëve në kuadër të festivalit të 17-të ndërkombëtar të filmit në Marrakech, Marok.
“Kjo nuk është gjë e mirë, është e papranueshme dhe diçka duhet bërë lidhur me këtë,” tha ai.
Khashoggi, një gazetar dhe kolumnist saudit i “The Washington Post”, u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll në fillim të tetorit.
Pasi fillimisht u tha se ai kishte lënë konsullatën i gjallë, Arabia Saudite pranoi javë më vonë se është vrarë atje duke fajësuar për vdekjen e tij një grup operativësh sauditë.
Të mërkurën, një grup senatorësh amerikanë sfiduan Shtëpinë e Bardhë dhe paraqitën një rezolutë që do të bënte përgjegjës princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman për vrasjen e gazetarit.
/A.Rada